• Pamje e përgjithshme e fabrikës NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Pamje e përgjithshme e fabrikës NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Pamje panoramike e fabrikës NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Pamje e përgjithshme e minierës së Glavicës, Kosovë

  • Pamje e përgjithshme e fabrikës NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Pamje e përgjithshme e fabrikës NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Pamje e përgjithshme e fabrikës NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Njësia e punës për rafinim – NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Skoria e grumbulluar nga furrat elektrike – NewCo Ferronikeli, Kosovë

  • Skoria e grumbulluar nga konvertorët – NewCo Ferronikeli, Kosovë

NewCo Ferronikeli

Cunico Resources e ka përfituar kompleksin NewCo Ferronikeli në Drenas në Prill 2006, pas përfundimit të një procesi të suksesshëm të privatizimit.

Kompleksi përfshin një fabrikë të prodhimit të nikelit, si dhe depozitat potencialisht të pasura me minerale ndër sipërfaqet e peisazheve përreth fabrikës. Fabrika e në Drenas, ishte në gjendje të keqe në kohën e blerjes nga ana jonë, si pasojë e bombardimeve gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999 dhe neglizhenca e përgjithshme e mëvonshme. Që nga blerja e saj megjithatë, Cunico Resources ka qenë në gjendje të rindërtoj fabrikën NewCo Ferronikeli dhe në vitin 2007, që ishte sukses dhe ka ri-filluar punën. Investimet tona në fabrikë tashmë kanë filluar për të u paguar; vitin e kaluar fabrika ka prodhuar mbi 6,000 ton ferronikel dhe me dinamikën e tanishme të fabrikës dhe projekteve, kjo sasi do të rritet në më shumë se 10.000 ton.

Indikacionet e ekzistencës së mineraleve të nikelit në Kosovë, tashmë ishin zbuluar në vitin 1958. Depozitat e mineralit të nikelit në Kosovë janë oksid i tipit laterit. Fabrika NewCo Ferronikeli është një fabrikë me dy linja prodhimi. Ajo është ndërtuar në vitin 1984 me përdorim të teknologjisë sovjetike në masë të madhe, por edhe me elemente të caktuara si furrat elektrike, furrat rrotulluese dhe makina hedh, bazuar në dizajnet perëndimore.

Prodhimi i ferronikelit në NewCo Ferronikeli

Xehja e ferronikelit është furnizuar në fabrikë nga Cunico Resources, minierat n ë Cikatovë dhe Gllavicë si dhe vende të tjera në rajon, apo nga burime të palës së tretë.

Oksid lateriti pastaj i nënshtrohet përgatitjes të veçantë të thërmimit me çekan. Kjo pasohet nga homogjenizimi dhe përzierja e mineralit me linjit për të përgatitur më tej atë përpërpunim. Materialet e përziera janë të vendosura më pas në furrat rrotulluese, ku behet ulja e kalcinimit. Nga furrat rrotulluese, xehja është zhvendosur në furrat elektrike ku rreth 50% e squfurit reduktohet në aliazh hekur/nikel. Squfuri i mbetur është larguar nga metali i lëngët në konvertor me oksigjenit, dhe aliazh hekur / nikel hidhet pastaj në granula ferronikelit.

Çdo linjë procesi konsiston në një furrë rrotulluese, një e shkrirjes dhe një konvertor me oksigjen. Xehja dorëzohet në fabrikë me rrugë apo hekurudhë.